Komiteti i Helsinkit konstaton shkelje të të drejtave të të akuzuarve të 27 prillit


Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut ka konstatuar shkelje të të drejtave të të akuzuarve në gjykimin për dhunën e natës së 27 prillit.

Në raportin e tetorit të këtij komiteti është shënuar se është vërejtur trajtim jonjerëzor i të paraburgosurve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tutje, në raport thuhet se në ditët e para të gjykimit, të arrestuarit janë mbajtur par ushqim e pa ujë.

Si shkelje tjetër konsiderohet kohëzgjatja e një seance gjyqësore, dhe se ka patur raste kur një seancë gjyqësore ka zgjatur deri 12 orë.

Baby Boo