Komisioni rregullator do të publikojë për sa do të ulet çmimi i energjisë elektrike

Çmimi i ri i energjisë do të mësohet sot pas seancës përgatitore të Komisionit Rregullator për energjetikë.

Baby Boo

Udhëheqësia e re e KRRE dje në takimin me gazetarët paralajmëroi se do të ketë ulje minimale të çmimit të energjisë.

Siç informuan nga KRRE, kompania EVN ka kërkuar rritje të çmimit për nëntë për qind, ELEM zvogëlim për 1,5 për qind, ndërsa MEPSO nuk ka kërkuar as rritje as zvogëlim.