Komisioni për sëmundje infektive propozon 58 orë karantinë për fundjavë, sipas autoriteteve masa do të ketë efekt


Sipas propozimit të Komisionit për sëmundje infektive, ora policore për fundjavë, e cila është vazhduar me dy festa, duhet të fillojë të shtunën në orën 19:00 dhe të përfundojë në orën 05:00 të së martës. Këtë propozim Komisioni e dorëzoi dje tek Qeveria.

Arsyeja, sipas ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, është për shkak të mosrespektimit të masave nga ana e disa qytetarëve dhe numri i shtuar i rasteve të reja të të infektuarve me Kovid-19 është për shkak të ngjarjeve dhe tubimeve familjare që kanë ndodhur ditët e fundit. Autoritetet konsiderojnë se masë e tillë e rreptë do ta arrin efektin e duhur.

Në konferencën e djeshme për shtyp, ministri Filipçe theksoi se të gjitha përjashtimet e tjera nga kufizimet, të cilat u njoftuan për fundin e kësaj jave, u lanë për fillimin e javës tjetër. Pas fundjavës, nga e marta, Qeveria do të vendosë për funksionimin e objekteve të hotelierisë dhe mundësisht të shkurtojë orën policore.

Komisioni për sëmundje infektive propozon 58 orë karantinë për fundjavë, sipas autoriteteve masa do të ketë efekt

Me 19 rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve aktive të infektuara me koronavirus në vend është 381. Dje, janë regjistruar 16 pacientë të shëruar, ndërsa katër persona vdiqën. Në SPQ “8 Shtatori” ka vdekur një paciente nga Shkupi (65), e pranuar më 11 maj, pacient nga Shkupi (71), i hospitalizuar më 16 maj dhe një pacient nga Tetova (73), i pranuar në spital më 11 maj. Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile ka vdekur një pacient nga Prilepi (41), i cili më shumë se 40 ditë është trajtuar në klinikë.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vendin tonë, nga fillimi i epidemisë, është 1.858 persona, numri i pacientëve të shëruar është 1.367, i të vdekurve 110, ndërsa në këtë moment numri i rasteve aktive në vend është 381.

Nga numri i përgjithshëm i testeve të bëra gjatë 24 orëve të kaluara, 223 janë në kuadër të skriningut në kopshtet për fëmijë dhe me këtë rast nuk ka pozitivë. Nga 1.131 testimet e bëra deri tani të të punësuarve në kopshte për fëmijë, u konfirmua vetëm një rast pozitiv me Kovid-19 në Manastir.

Komisioni për sëmundje infektive propozon 58 orë karantinë për fundjavë, sipas autoriteteve masa do të ketë efekt

Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile, gjatë 24 orëve të kaluara janë pranuar pesë pacientë. Aty janë hospitalizuar gjithsej 46 pacientë, në aparat me oksigjen janë 20, ndërsa në ventilim mekanik dy pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 27 pacientë të rinjë, ndërsa gjithsej aty janë hospitalizuar 25. Në respiratorë janë dy, ndërsa me fotografi më të rëndë klinike janë edhe katër pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar tetë, ndërsa në mjekim shtëpiak po ndiqen edhe tre pacientë. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar gjashtë pacientë, ndërsa nuk ka pacientë në mjekim shtëpiak. Në sektoret infektive në Tetovë, Veles, Kumanovë, Ohër dhe Prilep janë hospitalizuar 49 pacientë, pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.

Baby Boo