Komisioni për Antikorupsion: Gjyqtari Elvedin Ferati i punësuar në Gjykatën e Tetovës ka mashtruar me notën mesatare gjatë punësimit të tij


Inspektorati Shtetëror Arsimor, me urdhër të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), ka kryer një inspektim të jashtëzakonshëm në Fakultetet e Drejtësisë në universitetet ekzistuese në vend në lidhje me dokumentacionin e të gjithë kandidatëve që deri më tani kanë qenë të pranuar dhe dilpmuar në Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë dhe ka zbuluar një sërë lëshimesh.

Kështu, në gjeneratën e gjashtë të studentëve të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë është zbuluar një kandidat me çertifikatë mesatare 8,20, ndërsa në diplomën e Fakultetit Juridik të Universitetit Shtetëror në Tetovë ka pasur mesatare. prej 7.88, tha Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit, duke paraqitur të dhënat nga Insperktoriati Shtetëror i Arsimit. Bëhet fjalë për gjyqtarin Elvedin Ferati ni punësuar si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Tetovë.

Gjyqtari Ferati ka korigjuar vetem me tre nota.
“Notat janë korrigjuar për të qenë më të larta, ndërkohë që nuk ka pasur kërkesa për ridhënie provimesh, as raporte dhe as dëshmi për rimarrje të tri provimeve. Inspektorati Shtetëror i Arsimit e ka njoftuar menjëherë Prokurorinë Publike kompetente”, tha kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Biljana Ivanovska, në seancën e sotme.

Baby Boo