Komisioni për antikorrupsion: Nuk ka pengesa juridike për shkarkim të Ziberit


Komisioni për antikorrupsion konsideron që nuk ekzistojnë pengesa juridike për shkarkim të drejtorit të Qendrës për shëndet publik – Shkup dhe kandidat për deputet i BDI-së, Arben Ziberi, për të cilin ministri për Shëndetësi, Venko Filipçe paralajmëroi që do të shkarkohet nga funksioni për shkak të deklaratës së tij në të cilën ai u lavdërua se ka ndikuar që Komisioni për sëmundje infektive të propozon hapjen e kufijve që mërgimtarët të kthehen dhe të votojnë në zgjedhje për kryeministër shqiptar.

“Ne si komision nuk shohim pengesa juridike për t’u zbatuar mendimi i ministrit, për më tepër që,në restrikcionet në kodin zgjedhor dhe në ligjin tonë thuhet që ndalohet inicimi procedurës për ndërprerje të marrëdhënies së punës. Ai do të shkarkohet nga funksioni, por marrëdhënia e tij e punës do të vazhdojë edhe më tej siç ka punuar para se të bëhet drejtor. Ligji thotë që ndalohet inicimi procedurës për punësim ose për ndërprerje të marrëdhënies së punës, pra për ndërprerje të marrëdhënies së punës e jo për ndërprerje të funksionit”, tha kryetarja e Komisionit, Biljana Ivanovska në deklaratë për Kanal 5.

Duke i komentuar lajmërimet për shkarkimin e tij, Ziberi në një deklaratë për “360 shkallë” e akuzoi ministrin Filipçe që e keqpërdorë foltoren qeveritare për qërim hesapesh zgjedhore dhe theksoi që si kandidat për deputet e ka të drejtën për qëndrime politike.

Ndërkaq Filipçe, iu përgjigj që, fakti se ai është në fushatë zgjedhore nuk ia jep të drejtën “të thotë të pavërteta dhe ta komprometojë punën e Komisionit”.

Baby Boo