Komisioni i ri Ekonomik maqedono-bullgar, premtoi hekurudhë deri në vitin 2027


Biznesmenët nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, të cilët do të përballen me diskriminim në synimin e tyre për të qenë investitorë të huaj do të fitojnë mbrojtje nga niveli më i lartë politik.
Kështu bënë të ditur dy kryetarët e Komisionit për Ekonomi ndërmjet dy vendeve, ministri i Financave Fatmir Besimi dhe ministri bullgar i Investimeve Daniel Lorer.

“Ne nuk e dimë nëse ka një gjë të tillë për momentin, por është jashtëzakonisht e rëndësishme që të jemi maksimalisht të hapur për publikun, si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Bullgari, për të ditur nëse kjo po ndodh dhe çfarë masash ne si administratë po marrim për të zgjidhur atë. Ne kemi synime të barabarta ekonomike nga të dyja palët”, tha Daniel Lorer – Ministër i Inovacionit dhe Rritjes, në Republikën e Bullgarisë.

“Ideja është që të kemi një mekanizëm transparence, për investimet që të mos ketë diskriminim të mundshëm. Edhe në nivelin më të lartë politik, do ta kuptoni se disa nga investitorët kanë probleme me burokracinë dhe procedurat”, u shpreh Fatmir Besimi- Ministër i Financave.
Pas njoftimit se deri në vitin 2027 hekurudha për Bullgarinë do të jetë gati, sot erdhi konfirmimi se punimet ndërtimore do të përshpejtohen nga pala bullgare.

Problemi do të mbetet, që ne nuk jemi të lidhur me autostrada, që është një nga pengesat kryesore për një marrëdhënie më të mirë biznesi. Në mbledhjen e parë, ky komision ekonomik hapi temat për qasje të përbashkët ndaj zhvillimit teknologjik, harmonizimit të rregulloreve dhe të ngjashme.

Komisioni do të mbajë takim me shoqatat e biznesit në Maqedoni dhe Bullgari, për të dëgjuar kërkesat e tyre. Deri tani kanë qenë të qarta, biznesi i suksesshëm kërkon rrugë moderne, eliminimin e barrierave ndërkufitare dhe eliminin e taksave të larta të importit dhe eksportit./ Alsat.mk

Baby Boo