Komisioni i përbashkët maqedonas-bullgar ende pa marrëveshje për Goce Dellçevin


Komisioni i Përbashkët i Historisë midis Maqedonisë dhe Bullgarisë ende nuk ka zgjidhje për Goce Delçevin. Anëtari i Komisionit Petar Todorov për Alsat thotë se debati ka arritur deri tek arsyet për përkujtimin e përbashkët të këtij personaliteti. Për të, nuk është zgjidhje që Delçevi të mësohet si një bullgar, pasi në këtë rast maqedonasit nuk do të kishin asnjë bazë për ta përkujtuar atë.

Na është cekur disa herë që zgjidhja për Goce Delçevin duhet të jetë në drejtimin se pse ky person historik është i rëndësishëm për shoqërinë bullgare dhe maqedonase dhe të jetë baza për kremtimin e ndërsjellë. Sepse, nëse ne e përkujtojmë sepse Goce Delçevi ka qenë Bullgar, kjo nuk ka asnjë bazë për Maqedoninë dhe për qytetarët e Maqedonisë, nuk ka asnjë bazë për të përkujtuar diçka të tillë “-tha Petar Todorov, historian, anëtar i Komisionit të Përbashkët.

Todorov kërkon që Komisioni të mos vendos afate për zgjidhjen e kësaj çështje pasi zgjidhjet mund të jenë në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes së Fqinjësisë së mirë. Kryeministri bullgar Bojko Borisov tha se komisioni duhet të zgjidhë çështjen deri në tetor, kur hapet mundësia që vendi ti fillojë negociatat e pranimit në Bashkimin Evropian.

Në këtë botë vetëm vdekja është e pashmangshme, se a do të ketë një vendim deri në tetor, do të shohim. Më mirë është që politikanët të mos bëjnë presione dhe të mos vendosin afate, sepse është vetëm kundër produktive për vetë debatin, sepse në këto rrethana historianët nga të dy palët janë nën presion, që diçka duhet të arrihet dhe atëherë ekziston një rrezik i lartë për të sjellë vendime jocilësore dhe të këqija, që mund të jenë kundër produktive “-pohoi Petar Todorov, historian, anëtar i Komisionit të Përbashkët.

Në Komision në rrjedhë është diskutimi për përpilimin e rekomandimeve për përmirësimin e teksteve shkollore të historisë për klasën e gjashtë në sistemin arsimor bullgar dhe për klasën e shtatë në sistemin arsimor maqedonas. Rekomandimet tanimë janë miratuar dhe u janë dorëzuar të dyja qeverive për të përmirësuar tekstet e klasave të pesta në Bullgari dhe të gjashtave në Maqedoni.

Deri më tani, të dyja qeveritë i kanë miratuar rekomandimet e Komisionit për kremtimin e Car Samoilit, Vëllezërit Kirili dhe Metodi, Shën Klementi dhe Shën Naumi.

Baby Boo