Komentuesit e bëjnë për pesë pare Gjikon pasi u n.gacmua me hoxhë Shefqetin, ja si ua kthen ai (FOTO)


Elita Rudi dhe Gjiko janë bashkë me djalin e tyre me pushime dhe këto ditë nuk kanë munguar fotot në rrjetet sociale.

Në njërën prej tyre Elita shihej duke puthur një delfin dhe një koment i bërë nga Gjiko shkaktoi reagime të shumta në rrjet nga fansat.

Reperi i njohur përmendi në koment një hoxhë të njohur në Kosovë dhe shkruajti: “Shefqet Krasniqi e kapa gruan duke u puthur me delfinin. Më trego çfarë duhet të bëj”.

Ndjekësit në rrjete sociale nuk e kanë pritur mirë, pasi sipas tyre Gjiko nuk ka treguar respekt për figurën e hoxhës.

Duke qenë se shumë persona ju kthyen kundër këngëtari vendosi të reagonte ditën e sotme përmes një postimi në ‘Instagram’.

Ai ka publikuar foton e komentit të tij dhe ka shkruar se e gjitha ka qenë në formë shakaje dhe se ai e respekton shumë hoxhën.

Më pas Gjiko është shprehur se ata që po sillen keq janë komentuesit, të cilët kanë sharë e ofenduar. Këngëtari kosovar nuk është ndikuar nga komentuesit, por ka vazhduar me postimet e tij në rrjetin social, duke treguar se sa bukur po kalon me familjen.

Baby Boo