Komentuesi i tha je bërë bajat, Bora Zemani nuk kursen përgjigjen


Kohët e fundit, Bora Zemani ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm nga ana profesionale, por edhe për atë private. Pavarësisht angazhimeve, moderatorja është aktive në rrjete sociale, ku poston foto e video për ndjekësit e saj.

Së fundmi, ajo ndau një imazh të realizuar nga makina e saj, teksa shfaqej e veshur me një kostum sportiv dhe me make up që i theksonte tiparet. Por, mes shumë komenteve, asaj i ka rënë në sy njëri, në të cilin ndjekësja i shkruante: “Po ik mi se ke frikë të hapësh dhe frigoriferin se del ti”.
Me shumë qetësi, Bora ia ktheu: “Një ‘unfollow’ larg je dhe shpëton”. Pak kohë më parë u mësua se moderatorja dhe aktori i humorit, Donald Veshaj, janë ndarë përfundimisht, duke fshirë njëri-tjetrin jo vetëm nga jeta reale, por edhe nga ajo virtuale.

Baby Boo