Komente të shumta negative nga gjinia femërore, Einxhel Shkira: “Është turp që në vitin 2022, ne vrasim akoma me fjalë njëra-tjetrën”


Prezantuesja shqiptare, Einxhel Shkira, kohëve të fundit ka qenë një personazh tejet i komentuar në shtypin rozë. Ajo ka marrë komente të shumta, kryesisht negative, për shkak të ekspozimit të barkut të saj shtatzënë – meqë ditë më parë bashkë me DJ Dagz zbuluan se po presin një djalë. Moderatorja theksoi se nuk i toleron dot gratë që mundohen të shfuqizojnë gratë e tjera, pasi pranoi komente si “na ke lodhë me ketë bark”, “po e fsheh keq” e të tilla në vazhdim.

Si përfundim, Einxhel u përgjigj si më poshtë:
“Nuk fal asnjë paragjykim apo ofendim që del nga një grua për një grua tjetër. Ne akoma luftojmë për të drejtat tona dhe kërkojmë drejtësi ndaj këtij sistemi maskilist por të dashura gra është turp në 2022 që ne akoma vrasim me fjalë njëra-tjetrën.

Është turp që jeni nëna ose prisni të bëheni të tilla dhe sërish nuk keni pikën e ndjeshmërisë për një nënë tjetër.
Është turp të tregoni me gisht nga një grua tjetër kur për vete jeni të zhytura deri në fyt me pisllëqe.
Dhe për fund do thoja më vjen turp kur e mendoj që ju jeni vajza e gra që unë bëhem copash me ju mbrojt të gjithave, ndërsa ju…ju mezi prisni të na hidhni poshtë nëse ju vjen mundësia.

Por jo, unë nuk jam feministe në verbëri, unë nuk ju lejoj të më torturoni me këtë justifikim, se bëj sepse turpin ua kam lënë juve të hani me bukë çdo ditë siѯ keni bërë e do vazhdoni të bëni, sepse ju se dini ndoshta akoma që nuk është turp me nxjerr barkun por turpi më i madh është të jesh një grua që ul një grua tjetër”. /Telegrafi/

Baby Boo