Komandanti i zja*rrfikësve në Ferizaj: “Janë mobilizuar zja*rrfikësit nga qytetet tjera”


Komandanti i Zjarrfikësve në Ferizaj, Zymri Krasniqi, ka deklaruar se ka pasur zj*arrfikës që kanë ardhur nga shtëpitë e tyre për të iu ndihmuar kolegëve të tyre në shuarjen e zj*arrit që e ka kapluar objektin e një qendre tregtare në këtë qytet. Krasniqi tha se përpos atyre nga Ferizaj janë mobilizuar edhe kolegë nga qytetet e tjera.
Ai theksoi se deri më tani nuk ka informacione për ndonjë person të lënduar.

“Sonte ka qenë gjendja e jashtëzakonshme. Ka pasur zj*arrfikës që kanë ardhur nga shtëpia për të na ndihmuar. Përpos zja*rrfikësve nga Ferizaj janë mobilizuar edhe zj*arrfikësit nga regjioni Shtimja, Kaçaniku, Gjilani dhe Vitia. Deri më tani sa kemi informacion nuk ka persona të lënduar të cilët kanë mundur të ngecin brenda. Në perimetër prej 20 metrash ka qenë edhe pompa e derivateve, pra ke qenë gjendja e jashtëzakonshme. Si po e shihni ne e kemi nën kontroll zjarrin”, ka deklaruar ai.

Pak minuta pas mesnatës së hënës, një zj*arr i madh e ka kapluar supermarketin “Viva Fresh Store” në Ferizaj.
Zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli, ka deklaruar se nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 00:11, Policia ka pranuar një informacion se qendra tregtare – “Viva Fresh Store” afër policisë është kapluar nga një zj*arr. Ekipet e policisë dhe zjarrfikësit kane dalë në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar”, tha Veseli.

Baby Boo