Komandanti i KFOR-it në vizitë tek Thaçi!


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në një takim komandantin e KFOR’it, Lorenzo D’Addario, ku ka biseduar për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.

Krejt në fund ai ka thënë se Kosova do të jetë përjetësisht mirënjohëse për kontributin e çdo ushtari të KFOR’it që shërben në Kosovë.

Njoftimi i plotë i presidentit Thaçi:

Sapo zhvillova një takim me komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario, me të cilin bisedova për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Komandantin D’Addario e falënderova për përkushtimin e treguar të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vendin tonë.

Jemi përjetësisht mirënjohës për kontributin e çdo ushtari që shërben në Kosovë, ka shkruar Thaçi në Facebook./gazetametro.net

Baby Boo