Komandantët Lushtaku e Mustafa, nesër shkojnë në Hagë


Komandantët e Ushtrisë Çlirimtare (UÇK), Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa – Remi, ju janë përgjigjur vullnetarisht ftesave të Hagës dhe nesër do të udhëtojnë për në Gjykatën Speciale.

Lajmin për udhëtimin e tyre e ka konfirmuar avokati i tyre, Arianit Koci. Ai ka konfirmuar se tashmë veç kanë filluar ftesat dhe udhëtimet e të akuzuarve nga Gjykata Speciale.

“Po nesër nisemi unë, si avokat i Sami Lushtakut dhe Rrustem Mustafës. Do të udhëtojmë me linjë të rregullt. Nuk ka ndonjë aeroplan special për të ftuarit, këtë e kam demantuar që ka fillimi. Ne do të udhëtojmë me linjë të rregullt”, tha Koci për lajmi.net.

Ish-komandantët e UÇK-së Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa do të nisen për Hagë për t`u përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale. /gazetametro.net

Baby Boo