Sot ka reaguar komandat Hocha pas kritikave të shumta që u bënë ndaj tij për pozitën e re në Qeverinë e Maqedonisë.
Ja reagimi i plotë:
VMRO dhe BDI po alarmohen pse komandant Hoxha të jëtë këshilltar i kryemnistrit në Qeverinë e Maqedonisë.
Por harrojnë se VMRO- ja në vitin 2008 ishte në Tanushë me 4 ministra për ta lutur komandant Hoxhën për të ju ndihmuar në demarkacionin e kufirit Kosovë –Maqedoni.
Nuk do t’i kisha përkrahur këta kriminel të VMRO-së po të mos na kishin kërkuar amerikanët dhe shteti shqiptar që të kontribuojmë në demarkacionin e kufirit…
Atëherë isha i mirë, e tani po bejnë zhurmë në media, se pse një rebel të pranohet në qeveri si këshilltar i Zaevit.
Unë kam qenë rebel kundër regjimit terrorist të VMRO-së, të cilët sot akuzohen për sulm në parlament për terrorizëm e unë jo.
Në kto video mund të shihni funksionarë të shtetit të Maqedonisë dhe përfaqësues ndërkombëtar në shtepinë time në Tanushë duke më kerkuar, që të mos bëj probleme për demarkacionin e kufirit dhe të ndihmoj për të njëjtin.
Video shihet ku persona të armatosur ndihmojnë në mbjelljen e guarëve kufitar.
Kurse natë kohë zëdhënësi i MPB-së te Maqedonisë Ivo Kotevski thoshte, por e përcjellim situatën kush janë këta persona te armatosur dhe gënjenin opinionin sepse kishin marrëveshje bashkëpunimi me personat e armatosur.
Shka është më e keqja asnjë nga këta fshatarë që kanë kontribuar nuk i është paguar mundi.
Marrëveshja ka qenë me Tanushën me banorët dhe komandant Hoxhën, dhe atë e para të hapet kalim kufitar mes fsh Debellde dhe Tanushë, tëe rregullohet ujësjellësi rruga me asfallt të hapet ambulanta në fshatin Tanushë etj.
Nga gjithë këto kërkesa në këtë marrëveshje mes qeverisë së mk dhe komandant Hoxhës apo Tanushës asnjë kërkesë nuk është realizuar.
Dëshmitarë janë shumë ministra në RM të cilët kanë qenë prezent në Tanushë edhe atë ministri Bujar Osmani Musa Xhaferi, Todor Nanev dhe perfaqësues së Ambasadës së Amerikës.
Videot mund t’i gjeni këtu videoja 1, videoja 2, videoja 3