Komanda e Flotës Amerikane mesazh Rusisë: Ne nuk e njohim kufirin rus!

Komanda e Flotës së 7-të Amerikane njoftoi se shkatërruesi “John McCain”, i cili u përplas me anijen ruse, po kryente një operacion për të siguruar lundrim të sigurtë në Gjirin e Pjetrin të Madh.

“Me këtë operacion, Amerika ka treguar se këto ujëra nuk janë ujërat territoriale të Rusisë. “Amerika nuk pajtohet me deklaratën e Rusisë se ky gji është një gji historik, në përputhje me ligjin ndërkombëtar,” tha Flota e 7-të në një deklaratë.

Baby Boo

Ndërsa Rusia pretendon së Gjiri i Pjetrit të Madh është një pjesë e ujërave territoriale ruse, sipas vendimit të autoriteteve sovjetike në 1984.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi më herët sot se shkatërruesi amerikan hyri në ujërat territoriale të Rusisë, duke kaluar dy kilometra përtej vijës kufitare. Anija e madhe e Flotës së Paqësorit “Admiral Vinogradov” ndaloi shkeljen e kufirit shtetëror të Federatës Ruse nga shkatërruesi i Marinës Amerikane “John McCain” në gjirin e Pjetrit të Madh. Flota e 7-të përfshin pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor dhe pjesën lindore të Oqeanit Indian.