Kolumbia, e shqetësuar për James


Pas gjysmë ore lojë, Kolumbia humbi lojtarin e saj kryesor, James Rodriguez.

Dukej që në fillim të ndeshjes që numri 10 i amerikano-latinëve kishte disa shqetësime. Godiste fushën e lojës me këmbën e djathtë, si të kërkonte një zgjidhje magjike ndaj dhimbjeve që ndjente, por ato nuk zhdukeshin.

U duk që James nuk ndihej aspak mirë kur një goditje dënimi ia la Quinteros ta ekzekutonte. Në minutën e 30, mesfushori i Bayern Munchen i kërkoi trajnerit Pekerman zëvendësimin.

James u shtri në tokë dhe për pak sa nuk shpërtheu në lot. Doli nga fusha e lojës me kokën poshtë dhe i duartrokitur nga 25 000 kolumbianët që e mbështesnin kombëtaren e tyre në “Samara Arena”.

Kolumbia do të ndeshet në 1/8 e finaleve me Anglinë dhe mungesa e James do të ishte një goditja e rëndë për këtë skuadër.

Baby Boo