Kolona të gjata në Merdare/ Pritje të gjata për ta lëshuar Kosovën


Bashkatdhetarët tanë, të cilët po kthehen në shtetet e Europës Perëndimore, janë duke pritur mbi 4 orë në Merdare për ta lëshuar Kosovën.
Raportet e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) tregojnë se pritjet më të gjata në dalje të Kosovës janë në pikën kufitare në Merdare.

Bashkatdhetarët tanë janë duke pritur deri në 4 orë në vendkalimin kufitar në Merdare për të hyrë në Serbi, kurse kolona e automjete ka arritur deri 900 metra.
Në pikat tjera kufitare gjendja është e qetë, derisa në Vërmicë pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri 20 minuta, ndërsa për në dalje pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta.

Te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë janë poashtu 3 deri në 5 minuta, ndërsa për ta lëshuar Kosovën duhet pritur deri në 10 minuta.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjithashtu bën të ditur se në pikat kufitare Kullë dhe Hani i Elezit në dalje të tyre, kërkohet testi për COVID-19.
Qytetarët mund të përcjellin në kohë reale gjendjen në vendkalimet kufitare, duke klikuar KËTU.

Baby Boo