Kolona kilometërshe në Merdarë


Me pritje që shkojnë nga tre deri në pesë orë janë duke u përballur qytetarët që kanë zgjedhur pikëkalimin kufitar në Merdar për të hyrë ose për ta lënë Kosovën

Pikëkalimi kufitar në Merdar është duke u përballur me fluks të madh të automojeteve, si në hyrje, ashtu edhe në dalje, percjell Fakte.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se për të hyrë në Kosovë pritjet zgjasin nga tre deri në katër orë.

Ndërsa, në dalje pritjet janë edhe më të gjata dhe sillen nga katër orë e dyzet minuta, deri në pesë orë./BP/

Baby Boo