Kolona deri në 400 metra në kufirin për në Shqipëri


Gjatë ditës së premten por edhe mëngjesin e së shtunës, mijëra qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën.
Sipas Qendrës për Menaxhimin e Kufijve, në Vërmicë mëngjesin e së shtunës janë krijuar kolona deri në 400 metra, teksa pritjet janë shtuar deri në 30 minuta për të kaluar në anën e Shqipërisë.

Shkak për këtë dyndje besohet se kanë ndikuar dhe masat shtrënguese të qeverisë së Kosovës për shkak të rritjes së infektimeve nga COVID-19.
Masat e qeverisë së Kosovës përfshijnë mbylljen e lokaleve dhe restoranteve si dhe zgjatjen e orës policore.
Shqipëria është i vetmi shtet ku shtetasit kosovarë nuk kanë nevojë për test PCR negativ për të kaluar kufirin.

Baby Boo