Kokainë në BMW seria 7, arrestohet shtetasi me destinacion Shqipërinë


Një 40 vjecar me nënshtetësi maqedonase është vënë në pranga, pasi është kapur me një sasi të madhe kokaine.

Mediat vendase shkruajnë se gjatë kontrollit të përditshëm të kryer në pikën e kalimit në Brogeda, në hyrje të territorit italian, kanë zbuluar dhe konfiskuar në bordin e një BMW-je seria 7, një sasi kokaine.

Shoferi maqedonas, ka deklaruar se kthehej nga Holanda dhe kishte si destinacionShqipërinë.

Në një fund të dyfishtë të makinës, u gjetën 3 kg kokainë, e ndarë në tre paketime.

Baby Boo