Kokaina në Spanjë, gazetari tregon klanin e rrezikshëm që i përket


Kokaina e kapur së Spanjë, është bërë sërish kryetemë kudo në media dhe politikë.

Për këtë ka komentuar në News 24, gazetari investigativ Artan Hoxha.

Sipas Hoxhës dyshohet se kjo kokainë është e Klanit të Gjirit.

“Trafikantët kishin themeluar dhe disa kompani sigurimi në Spanjë, dhe me këto kompani ata pastronin paratë. Ata në pako kishin logon CR7, për të treguar që kanë qenë të vendosur dhe në Madrid, pasi logo CR7 i përket sulmuesit të Realit të Madridit.

Transportimi është bërë me avion mallrash, jo me avion charter siç është thënë deri tani. Droga dyshohet se është e Klanit të Gjirit në Kolumbi. Me rastin në Mamimnas dhe me rastin në Kolumbi shqiptarët lidhen nga vendi i origjinës së tyre, pasi janë nga veriu të gjithë të arrestuarit”, deklaroi Hoxha. /albeu.com/

Baby Boo