Ballina Pa Censurë Koka: Si po i merr kompania ruse dhe serbe naftën në Shqipëri

Koka: Si po i merr kompania ruse dhe serbe naftën në Shqipëri


Gazetari Bledian Koka i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, duke cituar rrjetin investigativ Birn, tha se kompania ruse e lidhur me Gazpromin e Rusisë ka nënshtruar marrëveshje për tre fusha nafte në Shqipëri. Ai tha se ndërsa Rama akuzon opozitën për lidhje me opozitën, vet flirton me shtetin rus, përcjell Fakte.

Pjesë nga debati:

Koka: Sot rrjeti “Birn” ka nxjerrë fakte se si një kompani me lidhje shumë të forta me Gazpromin ka marrë tre fusha naftëmbajtëse në jug dhe që janë firmosur nga Damian Gjiknuri. Ky është problemi. Sigurisht që është guxim madh dhe kompania ka lidhje me Gazpromin dhe me kompaninë Nis në Serbi. Debati nëse do të jemi drejt Rusisë apo drejt Perëndimit, ky është diskutimi që duhet bërë. Kam qenë në një takim me kryeministrin Ramush Haradinaj në Kosovë dhe tha se ka një kompani ruse që do të investojë.

Asnjë kompani ruse dhe asnjë kompani kineze tha nuk do të bëjë asnjë lloj investimi. Ky është qëndrim konkret i një qeverie. Qeveria aktuale edhe pse përdor “ariun rus” për të fajësuar opozitën nga mëngjesi deri në darkë është duke flirtuar. Në 2017, Edi Rama ka kërkuar Putinit takim, por nuk ka marrë përgjigje./OraNews

Baby Boo