Kodi Zgjedhor, partitë tentojnë korrigjimin


Në afatin e fundit kohor, partitë tentojnë të arrijnë marrëveshje për kodin zgjedhor. Një ditë para se të hyjë në procedurë parlamentare, partitë thonë se po bisedojnë për të zgjidhur problemin me disbalancin e njësive zgjedhore. Detaje nuk japin as LSDM-ja e sa VMRO-ja.

Është normale se do të hiqen të gjitha dilemat që në një mënyrë do të thotë kod zgjedhor i paligjshëm”-tha Jovan Mitrevski, LSDM.

Gjatë ditës do të dihet rezultati dhe opinioni do informohet”-pohoi Hristijan Mickovski, VMRO-DPMNE.

Kryetar i BDI-së Ali Ahmeti deklaron se pritet partitë politike të përfundojnë punën për Kodin zgjedhor.

Ta shohim si do shkojë puna mes komunikimit që do bëhet mes partive politike. Kuptohet që zonat kanë aq dallim sa është në kundërshtim me vetë ligjin mbi organizimin e zgjedhjeve”-theksoi Ali Ahmeti, BDI.

Deputeti i lëvizjes Besa Fadil Zendeli thotë se nëse nuk rregullohet Kodi zgjedhor, zgjedhjet mund të kontestohen. Deputeti i ASH-së Syrja Rashidi, nënvizon që vazhdimisht kërkojnë balancimin e njësive zgjedhore.

Është detyrim ligjor, si i tillë të kontestohet nga çdo qytetar apo subjekt politik pranë gjykatës kushtetuese, e me këtë të kemi zgjedhje që në aspekt të legalitetit dhe legjitimitetit të jenë të kontestueshme”-tha Fadil Zendeli, Lëvizja BESA.

Kërkesa jonë ka qenë që të arrihet balancimi i njësive zgjedhore konform ligjit apo kodit zgjedhor. Është paralajmëruar që nesër do të thirret seancë me pikë të vetme të rendit të ditës, shqyrtimi i kodit zgjedhor”-pohoi Syrja Rashidi, ASH.

KSHZ-ja ka konfirmuar se problemi është evident në katër njësi zgjedhore.

Njësia e gjashtë zgjedhore ka +8,60 %,

njësia e tretë -7.64%,

njësia e katërt zgjedhore -6.36%,

njësia e dytë zgjedhore +5,74%

Ky disbalanc, paraqet shkelje të Kodit Zgjedhor. Në nenin 4 të kodit thuhet se në njësitë zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, numri i votuesve mund të lëvizë më së shumti nga minus 5% deri në plus 5% në përputhje me përqindjen e votuesve në njësinë zgjedhore.

Baby Boo