Kodi Penal, fronti Opozitar: BE-ja reagoi, ndërsa Ali Ahmeti neglizhon


Fronti opozitar shqiptar I përbërë nga Lëvizja Besa-Lëvizja Demokratike dhe AlternAtivA në një konferencë për media para Misionit të Bashkimit Europian në Shkup theksuan se i mbështesim qëndrimet e BE-së kundrejt ndryshimeve të fundit me miratimin e Kodit Penal. Nga ky bllok politik akuzuan pushtetin se po keqpërdor përdorimin e flamurit të BE-së vetëm për të çuar përpara çështje që janë rrezik për shtetin e së drejtës.

“Tashmë nuk është aspak e nevojshme të komentojmë e të shpjegojmë ne për të konstatuar se kush po e keqpërdor “Europën”. Është vetë ambasadori i BE-së ai që ka deklaruar se Komisioni Evropian ka reaguar për përdorimin e flamurit të BE-së për ndryshimet në Kodin Penal dhe se BE-ja e konsideron të papërshtatshme këtë, duke shpjeguar se kjo është një çështje që kërkon diskutim, aq më shumë që këto ndryshime janë rrezik për shtetin e së drejtës përderisa e hapin rrugën e rritjes së mosndëshkimit. Megjithatë, si kundërpërgjigje për Brukselin, është deklarata e Ali Ahmetit para disa ditëve kur tha se “edhe Brukseli edhe Uashingtoni, kur të hyjnë në analizë më të thellë, do t’i kuptojnë arsyet. Jemi në proces screening-u dhe ndryshimet në drejtësi janë një prioritet”. Kjo përgjigje e tij jo vetëm që e fyen inteligjencën e qytetarëve dhe inteligjencën e Komisionit Evropian, por zbulon se keqpërdorimi është bërë kryefjala i këtij subjekti” – tha Admirim Aliti, Alternativa.

(techfundingnews.com)

Baby Boo