Koçan e ka pranuar vendimin e gjykatës, duhet të paraqitet në…


Biznesmeni i dënuar Sead Koçan mëngjesin e sotëm nuk është paraqitur në burgun e Idrizovës. Këshilli Penal i Gjykatës Penale – Shkup mbrëmë ka refuzuar ankesën e biznesmenit Koçan i cili ka kërkuar që të shtyhet vendimi me burg, pas kësaj ankese ai fitoi disa ditë kohë më tepër për të shtyre dënimin. Miërpo sipas informatave të para jozyrtare Koçan gjendet i hospitalizuar në një klinikë private, pasi i njëjti mendohet të jetë sëmurë. Nga gjykata kanë konfirmuar se ai mëngjesin e sotëm ka pranuar vendimin për tu paraqitur në burgun e Idrizovës.

Pas pranimit të këtij vendimi, Koçan është i detyruar që të paraqitet menjëherë në burg, nëse i njëjti refuzon të paraqitet nga Gjykata janë të detyruar që të nëpërmjet autoriteteve të MPB-së të kërkojnë arrestimin e tij.

Ligjin nuk e përcakton kohën saktësisht kur duhet të paraqitet biznesmeni në burg, mirëpo nga gjykata kanë theksuar se sa më shpejtë të jetë e mundur ai duhet të paraqitet në burg.

Biznesmeni Sead Koçan është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg i cili u dënua për rastin e PSP-së “Trust”.

Koçan duheshe që më 17 korrik të paraqitet në burgun e Idrizovës për të vuajtur dënimin, mirëpo pas ankesës drejtuar gjykatës për shtyerje të vendimit për shkak të problemeve shëndetësore, ai fitoi disa ditë kohë me çka gjykata i ka refuzuar ankesën.

Baby Boo