Koalicioni VLEN paralajmëron një tubim madhështor të hënën në sheshin Skënderbeu – nuk morën leje për tubim në sheshin Maqedonia


Drejtuesit e fushatës zgjedhore të koalicionit VLEN informuan sot opinionin publik për tubimin qendror që VLEN planifikon të mbajë të hënën, më 22 prill 2024.

Për të qenë sa më transparent para qytetarëve, ju njoftojmë se, ashtu siç e kërkon procedura, kemi dorëzuar kërkesë në Qytetin e Shkupit për organizimin e tubimit qendror në sheshin Maqedonia, në mënyrë që të gjithë të shohin se çfarë tubim i jashtëzakonshëm do të jetë, me vullnet të lirë dhe pa presion, ndërkohë që qeveria e korruptuar në ikje të shohë se çfarë do të thotë mbështetje popullore, të cilën nuk e kanë prej kohësh, u tha në konferencën e sotme për shtyp.

VLEN (VREDI) informoi se ende nuk kanë marrë përgjigje nga Qyteti i Shkupit për kërkesën për tubim në sheshin Maqedonia, të cilën e interpretojnë si përgjigje negative. Sipas drejtuesve të fushatës zgjedhore të kandidatit për president Arben Taravari, vendim negativ e kanë marrë kryetarja Danela Arsovska, Blerim Bexheti dhe Levica të cilët janë në koalicion. Arsyeja për këtë, sipas tyre, është tentimi që koalicioni VLEN të mos organizojë tubimin qendror për, siç thanë ata, përkrahjen e madhe që VLEN e ka nga qytetarët.

Baby Boo