Koalicioni qeveritar zgjerohet me rreth 70 deputetë me BESËN e PDSH


Koalicioni qeveritar i përbërë nga LSDM dhe BDI me hyrjen e njërit nga krahët e BESËS dhe të PDSH zgjerohet në rreth 70 deputetë.
Maxhoranca aktuale përbëhet nga LSDM me 50 deputetë pas bashkëngjitjes së një deputeti nga GROM, BDI 10, RDK 1, Lidhja Rome 1 dhe PDT 1. Atyre do ti bashkohen edhe 3 deputetë të BESËS dhe 2 të PDSH. Ndërsa koalicioni qeveritar herë pas here ka marrë mbështetje edhe nga deputetë të tjerë të koalicionit të VMRO-DPMNE-së, siç ishte rasti i fundit me përkrahjen që erdhi për sigurimin e kuorumit nga ana e deputetëve të Partisë Socialiste të Xingos, informon INA.
Me këto shifra, kryeministri Zoran Zaev pritet të sigurojë maxhorancë më stabile, pasi që gjatë muajve të fundit janë përballur me probleme rreth sigurimit të kuorumit.
Zaev kishte deklaruar nevojën e zgjerimit të shumicës, për të pasur një stabilitet rreth miratimit të ligjeve reformuese.
“Duam ta zmadhojmë dhe ta bëjmë më stabile shumicën parlamentare sepse në Maqedoni do të pasojnë vendime serioze, parasegjithash në reforma dhe shpresoj edhe në zgjidhje të problemit me Greqinë, proceset integruese, fonde të hapura, datë për bisedime, ftesa në NATO. Të gjitha këto janë ambicie tona për të cilat punojmë dhe për këtë është e mirëseardhur të kemi shumicë më stabile parlamentare. Gjithsesi pajtohemi, jo në çdo lloj kushtesh, absolutisht, nëse besojmë në atë agjendë dhe në atë program, atëherë është e hapur siç thash të bisedojmë me parti politike, me individ që kanë deputet në Kuvend”, theksoi një muaj më parë, kryeministri Zaev.

Baby Boo