Koalicioni para rënies, ja kush shkruan?!


Nëse deri tani mospajtimet dhe përplasjet midis partnerëve të koalicionit LSDM dhe BDI me sukses po mbaheshin prapa skenës, tanimë është krijuar përshtypja se nuk ka vullnet që ato të futen nën tapet, vlerëson komentuesi i Deutsche Welle duke komentuar debatet e hapura midis partnerëve të koalicionit pas raportit të Komisionit të Venedikut për çështjen e gjuhës shqipe, përcjell INA.
“Tema për gjuhën shqipe po kthehet në skenën politike në një moment të (pa) përshtatshëm për të dyja partitë në pushtet”, vlerëson DW. Antagonizmat veçmë do të thellohen për zhvillimet në Gjykatën Kushtetuese, Supreme dhe zgjedhjen e ambasadorëve. Nuk do të jetë befasi nëse gjatë javëve të ardhshme kjo situatë do të kulmojë me rënien e koalicionit, për shkak të serisë së mosmarrëveshjeve midis LSDM dhe BDI. Krijohet një përshtypje se kjo rrjedhë e situatës nuk do të jetë shumë dëshpëruese për të dyja palët, pasi që ato do të kenë duart e lira për fushatën zgjedhore, shkruan DW, e cila paralajmëron fushatë jo të mirë parazgjedhore.

Baby Boo