Koalicioni i opozitës shqiptare me VMRO, Ahmeti: Dikur më aku*zonin se qeverisja me kr*iminelët


Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka folur për situatën politike në Maqedoninë e Veriut.
Ahmeti komentoi edhe koalicionin e opozitarëve shqiptare me VMRO-në, duke theksuar se dikur ai është ak*uzuar se ka qeverisur me kr*iminelët, ndërsa i kujton opozitës të mos e harrojnë të kaluarën. Kreu i B DI thotë se partitë e opozitës nuk duhet të bëjnë deklarata eks*treme.

“Ne në vazhdimësi kemi qenë të interesuar që ky partneritet të jetë i shtuar sa më i dendur mes partive politike, pavarësisht se kujt ngjyre i përket. Ne parimisht kemi marrëveshje me Lidhjen Socialdemokrate, një marrëveshje shumë e dobishme për palët. Është interesi i B DI që në ato vende ku nuk mund të fitojmë të mbështesim partnerin, por me marrëveshje lokale. Ne në Shkup nuk mund ta fitojmë kryetarin dhe mbështesim kandidatin partnerit, ashtu siç nuk mundet që në Tetovë të fitojë partneri. Është një marrëveshje parimore, ne jemi me partneritet edhe me parti politike shqiptare. Kemi edhe marrëveshje parimore. Mendoj që kjo është një zgjidhje e mirë.

Sa i takon partive opozitare mirë është që ato komunikojnë, por të kaluarën mos e harrojnë. Gati dhjetë vite më kanë lodhur mua, por e kanë lodhur dhe popullatën sesi unë bashkëpunoj dhe bashkëqeveris me kr*iminelë siç është partia e VMRO-së, kështu që bëjnë mirë le të jetë kjo një shkollë që politika ditore të mos merren me deklarata dhe prononcime aq ekstreme që i kanë bërë tash e para dhjetë vitesh. Për interesa të politikave ditore ti tani kr*iminelët me të cilët isha unë ti sot i bën miq, unë nuk kam dhënë asnjë hapësirë të ak*uzoj parti politike dhe as drejtues për kr*iminalitet që të përfitoj për politikat ditore. Do përpiqem të jem i hapur. Të de*noncoj të keqen sepse kështu mund të kemi një shoqëri të shëndoshë,” tha Ahmeti.

Baby Boo