Koalicioni ASH-AAA/ Ziadin Sela: Është moment emocional


Është emocionale kur gjen forca për tu bashkuar, në momentin kur ka shumë forca që po mundohen të na përçajnë. Me këtë fjali e filloi fjalimin kreu i ASH-së Zijadin Sela pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion. Ai tha se ky është një hap i rëndësishëm sepse po bëhet për një qëllim maksimalizimin e votës shqiptare.

Sipas Selës, ky koalicion do të sjellë ndryshim pas 12 prillit, ndryshim i kërkuar ndër vite nga shqiptarët.

Përndryshe sot në Shkup u nënshkrua koalicioni i partive opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe AlternAtivA, në prezencë të aktivistëve dhe zyrtarëve të tjerë të të të dy partive.

Baby Boo