Koalicioni AAA-ASH dorëzoi në prokurori dëshmi për “Titanikun” e Çairit (VIDEO)


Prokuroria Publike Themelore nuk ka kohë që të mirret me skandalet e pushtetit, pasi është e zënë duke ndjekur qytetarët e pafuqishëm politikisht, dhe ata që nuk janë në një linjë me pushtetin. Kështu vlerëson koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, të cilët para institucionit të prokurorisë dorëzuan videomaterialin për, siç e quajtën ata skandalin me objektin “Titanik” në Komunën e Çairit.

Bujare Abazi, nënkryetare e partisë Aleanca për Shqiptarët
“Kaluan disa ditë ku laboratori i reporterëve hulumtues de*noncoi skandalin me objektin “Titanik” në komunën e Çairit i ndërtuar pa leje nga persona të afërt me pushtetin, konkretisht me Bashkimin Demokratik për Integrim. Ndërkohë, Prokuroria Publike nuk ka ndërmarrë asnjë veprim dhe është bërë krejtësisht e verbër para një objekti të banorëve të Çairit”

Ata thanë se ky rast është kulmi i aferave të shumta me uzurpimet e hapësirave publike, ndërtimeve pa leje dhe pa plan të nevojshëm urbanistik në komunën më të mbingarkuar në Evropë. Ndërkaq, ata shtuan se po ua dorëzojnë këtë material për t’ua marrë argumentin e fundit se nuk kanë qenë në dijeni, dhe se nuk do të dorëzohen nga lu*fta për drejtësi edhe përkundër zhgënjimit nëpër këto institucione.

Baby Boo