KMDLNj për rastin e të moshuarës: “Mungesa e monitorimit ka krijuar komoditet te stafi”


Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka ftuar institucionet përgjegjëse që të monitorojnë institucionet pranuese për të moshuar dhe me nevoja të veçanta në mënyrë që të eliminohen këto raste. Edhe gjatë licencimit duhet të tregohet kujdes se kush do të pajiset me leje pune.

“Mungesa e monitorimit në baza të rregullta të vendeve ku vendosen të moshuarit ka krijuar komoditet te stafi andaj, të përjashtuar nga çdo përgjegjësi edhe sillen aq dhunshëm dhe aq jonjerëzishëm. KMDLNj përshëndet reagimin e shpejtë dhe efikas të organeve të ndjekjes duke shpresuar për një hetim të shpejtë dhe profesional, pas së cilave do të caktohej përgjegjësia eventuale, gjithnjë duke u nbështetur në prova”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihet një infermiere duke e maltretuar një grua të moshuar në Shtëpinë e Pleqve “Orenda” në Pejë.
KMDLNj ka thënë se sjellja e infermieres është në kundërshtim të plotë me detyrimet profesionale, është degradim i personit që për shërbimet e infermieres paguan çdo muaj dhe në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut, në përgjithësi dhe të drejtat e njeriut të personave të margjinalizuar, në veçanti.

RrGK kërkon t’u hiqet licenca infermiereve
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka reaguar pas sulmit fizik ndaj një të moshuare në Shtëpinë e Pleqve “Orenda” në Pejë.

RrGK ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që t’u hiqet licenca të gjitha infermiereve të përfshira. Gjithashtu, RrGK kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të largojë licencën e operimit të qendrës “Orenda”, pasiqë shihet se sipas rastit të fundit, në këtë qendër ndodhë keqtrajtimi me persona të moshuar. Përveç kësaj, RrGK ka ftuar Policinë e Kosovës që të veprojnë me përgjegjësi të plotë duke arrestuar të gjitha infermieret e pranishme dhe fton të gjitha organet e tjera të drejtësisë që të hetojnë rastin me përgjegjësi të plotë dhe që infermieret të cilat ushtrojnë dhunë të marrin dënimin meritor.

“Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës neni 184 “Kur vepra penale kryhet ndaj viktimës së ndjeshme […] kryesi dënohet me: bu*rgim deri në tre (3) vjet për veprën penale ose bu*rgim prej një (1) deri në tre (3) vjet”. Përveç kësaj, KPK neni 195, “Personi zyrtar i cili duke keqpërdorur detyrën apo autorizimet e tij e keqtrajton, frikëson ose fyen rëndë dinjitetin e personit tjetër, dënohet me bu*rgim deri në tre (3) vjet bu*rgim”. RrGK bën thirrje që gjatë punës me viktimën e moshuar, institucionet të kenë një qasje me fokus ndaj viktimës dhe që e njëjta të marrë ndihmën e duhur dhe të nevojshme”, thuhet në reagimin e RrGK.

Gjithashtu, RrGK ka thënë se do të monitorojë reagimin e institucioneve ndaj këtij rasti dhe mbetet e hapur ndaj bashkëpunimit dhe ndihmës për viktimat e dhunës përmes këshillimit ligjor falas dhe referimit tek institucionet relevante. Përmes një videoje të shpërndarë sot shihet se disa nga infermieret në këtë qendër përkujdesjeje dhunojnë dhe malltretojnë një grua në moshë. Pëveç kësaj, infermieret e tjera në asnjë moment nuk ndërhyjnë por mbështesin kolegen e tyre duke xhiruar dhe qeshur./21Media

Baby Boo