Klubi i volejbollit “Universiteti i Tetovës” vazhdon me serinë e fitoreve


Në kuadër të xhiros së 13-të të kampionatit të volejbollit për meshkuj të ligës së parë të Maqedonisë së Veriut, të shtunën, më 9 mars 2019, në Tetovë u zhvillua derbi mes KV “Universiteti i Tetovës” dhe KV “Vardari”.

Në këtë përballje KV “Universiteti i Tetovës” me përforcimet e reja që ka bërë në radhët e tij e deklasoi KV “Vardari”, duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 3 – 0 në sete. Me këtë fitore studentët e Universitetit të Tetovës vazhdojnë të qëndrojnë në pozitën e dytë në renditjen tabelare, duke bërë gjithnjë e më shumë presion ndaj vendit të parë, të cilin e mban KV “Strumica”.

Katër ditë më vonë, të mërkurën, më 13 mars 2019, KV “Universiteti i Tetovës” në ndeshjen për kupën e Maqedonisë së Veriut, shënoi fitore me rezultat të ngjashëm 3 – 0 me sete ndaj KV “Liria Zherovjan”. Me këtë fitore KV “Universiteti i Tetovës” kalon në gjysmëfinale të kupës së volejbollit dhe për kundërshtar pritet të ketë njërën nga tre klubet tjera gjysmëfinaliste si KV “Shutova”, KV “Strumica” dhe KV “Vardari”.

Baby Boo