Klubi i Karatesë Shkëndija-Tetovë, me dy kampiona Ballkanik në Beograd të Serbisë (FOTO)


Anëtari i Klubit të Karatesë Shkëndija në Tetovë, Luan Durmishi u bë Kampioni i Ballkanit. Ai në finale u ndesh me me garuesin nga Kroacia Ivanovič Ivano, ndeshje e cila ishte mjaftë atraktive. Luani fitoi me një rezultat të lartë, i cili u përshëndet nga gjyqtarët dhe publiku. Në të gjitha ndeshjet, Luani u udhëhoq nga trajneri i tij Vegim Murati.

Gjithashtu, Maqedonia e Veriut dominoi në Kampionatin Ballkanik në Karate. Në përbërje të përfaqësueses ishin reprezentuesit: Vegim Murati, Petar Zaborski, Mursel Misini, Petar Spasenovski, Doan Osmani, Fahik Vejseli dhe Gligur Petkov.

Ky është titulli më i lartë në Ballkan dhe si duket është një fitore e merituar pasiqë fituan edhe dy ekipet më kualitative në rajon si, ekipi i Serbisë dhe në finale me ekipin e Malit të Zi. Reprezentacionin e ka udhëhequr seleksionuesi Aleksandar Kuzmanovski./Pa Censurë/

Baby Boo