Klopp: Ndërhyrja e Ramosit në Salahun si në mundje


Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka krahasuar me mundje ndërhyrjen e Sergio Ramosit ndaj Mohamed Salahut, e cila e lëndoi yllin egjiptian në finale të Ligës së Kampionëve.

Salah u detyrua ta lërë fushën i përlotur pas vetëm gjysmë ore lojë në humbjen e Liverpoolit 3-1 ndaj Real Madridit të shtunën në mbrëmje në Kiev, pasi e dëmtoi krahun pas një dueli me Sergio Ramosin.

Klopp nuk ishte aspak i lumtur me ndërhyrjen e mbrojtësit spanjoll, e cila i ka shkaktuar dëmtime në ligamentin e kraharorit sulmuesit të Liverpoolit, sipas Federatës së Futbollit të Egjiptit.

“Urime Real Madridit. E di se nëse them diçka të tillë pas humbjes, do të tingëllojë si humbës i keq, por për mua ka qenë ndërhyrje e ashpër”, ka thënë Klopp.

“Ishte sikur mundje dhe Mo qe i pafat që ra në kraharor”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Baby Boo