Klipi zyrtar me Dua Lipën në finalen e Ligës së Kampionëve (VIDEO)


Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, po vazhdon me suksese në karrierën e saj. Ajo është njëra nga këngëtaret më të preferuara në Evropë, por edhe më gjerë, shkruan albinfo.ch.

Tashmë, UEFA, ka publikuar edhe kripin zyrtar, ku paralajmërohet se Dua Lipa do të këndojë në ceremoninë e finales në Ligën e Kampionëve.

22-vjeçarja do të bëjë spektakël në NSC Olimpiyskiy Stadium të Kievit, më 26 maj në prag të ndeshjes mes Liverpoolit dhe Real Madridit.

Duke folur për Press Association, këngëtarja ka shpjeguar se po pret me padurim të bëjë gjëra që nuk i ka bërë në skena të tjera.

“Është një paraqitje aq e madhe, pikërisht ashtu siç kërkoj unë pasi dua të përmirësohem gjatë gjithë kohës”, theksoi këngëtarja shqiptare.

Baby Boo