Klinikat dhe spitalet rikthehen në normalitet! Pacientët “me vrap” për kontrolle


Para një javësh, pasi e kryem procesin e pastrimit u rikthyem në gjendjen normale të punës duke pranuar pacientët e prekur nga tuberkulozi dhe sëmundjeve tjera të mushkërive. Që prej dy javësh ne nuk jemi më Kovid Qendër. Ne tash shërbejmë sikur që kemi shërbyer edhe para se të ishim Kovid Qendër, duke i trajtuar dhe diagnostikuar sëmundjet e traktit respirator ku përgjegjësinë më të lartë në shtet për këtë sëmundje e kemi për sëmundjen e tuberkulozit. Instituti jonë për momentin trajton 3 pacientë me tuberkulozë dhe 5 pacientë me tjera sëmundje të traktit respirator”, tha Sead Zejnel, drejtor i Institutit të sëmundjeve të mushkërive në Shkup.

Zejneli thotë se presin që të kenë rritje të numrit të pacientëve të prekur nga Kovid të cilët paraprakisht kanë pasur sëmundje kronike të mushkërive.
Presim që struktura e pacientëve me gjendje kronike të mushkërive pak do të ndryshoje, d.m.th. do t’i kemi më të shpeshta rastet të cilët e kanë kaluar Kovidin dhe mund të paraqiten këtu për probleme të ndryshme, sepse Kovid nuk dëmton vetëm mushkëritë por dhe komplikon sistemet tjera të organizmit.

Meqë jemi qendër respiratorë presim që të paraqiten pacientët te të cilët Kovidi ka lënë pasoja në mushkëritë e tyre”, theksoi Sead Zejnel, drejtor i Institutit të sëmundjeve të mushkërive në Shkup.
Për momentin numri i rasteve aktive në vend me Kovid 19 është rreth 150. Që nga fillimi i pandemisë numri i të diagnostikuarve me Kovid është mbi 155 mijë.

Baby Boo