Klinika “Zhan Mitrev” në Shkup do të blihet nga një kompani e huaj!?


Një klinikë e njohur private nga Republika e Turqisë është në proces të blerjes së klinikës Zhan Mitrev në Shkup. Sipas informacioneve jozyrtare, negociatat për blerjen e klinikës kanë filluar në fillim të qershorit të këtij viti, pra dy muaj para se të bëhej publike afera që tronditi sistemin shëndetësor në Maqedoninë e Veriut.

Kompania turke, e cila është seriozisht e interesuar për Klinikën Zhan Mitrev, konsiderohet me reputacion biznesi në Turqi, e cila tashmë ka gjashtë klinika të cilësisë së lartë në qytete të ndryshme turke, që ofrojnë shërbime shëndetësore duke përdorur metodat më moderne.

Ndryshe, Klinika “Zhan Mitrev” ka qenë pjesë e një skandali hulumtues pas dëshmive të shumta të familjarëve të pacientëve të vdekur të cilët kanë pohuar se pacientët e vdekur janë trajtuar me metoda të panjohura dhe eksperimentale, ndërsa klinikës i kanë paguar dhjetëra mijëra euro.

Pas këtyre konstatimeve, Prokuroria ka hapur një rast dhe pronarit të klinikës, mjekut Zhan Mitrev, i është konfiskuar pasaporta. Një tjetër skandal lidhur me spitalin është shfaqur këto ditë, se Klinika nuk kishte mjek të licencuar në repartin e kirurgjisë pediatrike.(24info)

Baby Boo