Kleri i kishës Shën Gjergji: Kemi apeluar për respektim të masave, nuk ka vend për akuza


Kleri i kishës Shën Gjergji, organizator i liturgjisë tradicionale që u mbajt në Strugë, pas çka pasuan reagime të shumta për shkak se besimtarët u grumbulluan në një vend në kohë pandemie, ka kumtuar se kisha disa ditë më herët para ngjarjes ka bërë thirrje për respektim të masave të dhëna nga organet kompetente ndërsa theksojnë edhe se nuk ka vend për akuza.

Apelojnë deri te partitë politike dhe gjithë aktorët e tjerë që të mos i përdorin aktivitetet e kishës që t’i udhëzojnë qytetarët për mosrespektim të masave, ndërsa ata që deklarohen si besimtarë, të jenë të kujdesshëm, të përgjegjshëm dhe të dëgjojnë udhëheqësinë e kishës, sepse, siç theksojnë, me egoizëm shkaktohen vetëm gjëra të padëshiruara.

Baby Boo