Klasteri i tekstilit në Shtip numëron 126 të infektuar me koronavirus


Në klasterin e tekstilit në Shtip ka 126 raste pozitive të koronavirusit, ndërsa për 40 të punësuar priten rezultatet nga testimi masiv në shtatë kmonfeksionet e Shtipit. Drejtoresha e Qendrës për shëndet publik-Shtip, Marija Dimitrova në konferencën e sotme për shtyp theksoi se në këtë testim janë përfshirë mbi 800 të punësuar.

“Sipas sondazheve tona të cilat i filluam më 24 maj, me rastin e parë pozitiv në konfeksion është se atë që e konkluduam deri më tani dhe ende punohet në anketimin e personit, i cili fillimisht ishte pozitiv dhe më tej personat të cilët paraqiten pozitivë, është se kanë realizuar kontakt gjatë procesit të punës, gjatë pauzës, gjatë shoqërimeve të lira pas punës dhe gjatë udhëtimeve në autobus”, thotë Dimitrova.

Punëtorët të cilët kanë teste pozitive nuk guxojnë të shkojnë në punë, derisa nuk marrin dy teste negative, qëndrojnë në vetizolim shtëpiak, ndërsa pas 24 orëve nëse testi u është negativ merret brisi i dytë.

Deri më tani kanë zbuluar pesë klasterë, por paraqiten raste të reja dhe vazhdimisht kryhet anketim dhe locohen kontaktet, që të parandalohet përhapja e infektimit. Dimitrova mendon se situatën me koronavirusin po e mbajnë nën kontroll.

Ajo theksoi se mbi 500 persona janë vendosur në vetizolim.

Vënë në dukje se numrat të cilat paraqiten në buletinin shëndetësor përputhen me atë që ata testojnë në terren, nëse testojnë më shumë do të kenë raste normale dhe më shumë pozitivë, ndërsa numri i sotëm i rasteve pozitive në Shtip është në bashkëlidhje të njëjtë me të testuarit, ndërsa ai proces lëviz prej 10 deri në 15 për qind të rasteve pozitive nga numri i përgjithshëm i të testuarave.

Baby Boo