Kjo ishte ekspozita e realizuar nga Galeria e Arteve në Tetovë për shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit!


Në hapësirat e Qendrës Multimediale ”Mala Stanica”-Shkup, I.N.Galeria e Arteve-Tetovë në bashkëpunim me Galerinë Nacionale të Maqedonisë së Veriut organizuan ekspozitë me rastin e shënimit të 20-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Në këtë ekspozitë u prezantuan vepra artistike nga koleksioni i Galerisë së Arteve Pamore-Tetovë.

Prezenca e autorëve të ndryshëm në këtë ekspozitë tregon qartë për ecurinë e mbarë artistike në profile të ndryshme, në proceset e zhvillimit e kultivimit të artit në vend.Ky aktivitet synon ti përcjellë publikut artdashës vepra artistike nga Koleksioni i Galerisë së Arteve Pamore-Tetovë dhe bashkëpunime të tjera me Galerinë Nacionale të Maqedonisë së Veriut në të ardhmen.

Baby Boo