Kjo foto nga stacioni i autobusëve në Tetovë është alarmuese (FOTO)


Stacioni i autobusëve në Tetovë këto ditë duket se ka më shumë njerëz se zakonisht, me qindra qytetarë të cilët e tani më e kanë humbur shpresën për një jetë në Maqedoni, si zgjidhje të vetme të këtij problemi kanë zgjedhur të marrin rrugën për një ndër shtetet të BE-së me të vetmin qëllim për të i siguruar familjeve të tyre një jetë më të mirë apo siç thonë ata, të sigurojnë mbijetesën.

Gazetari i portalit ShqipMedia doli në teren për të mledhur më shumë informata rreth kësaj problematike, ajo çka shumë qartë vërehej ishte se shumica e të rinjve por edhe më të moshuarit që e kishin marrë këtë vendim ishin të kombësisë shqiptare.

Në autobusin i cili udhëtonte për në Gjermani:

“Po shkoj, nuk jam mirë, nuk kam zgjedhje tjetër” u shpreh një i ri i cili nuk pranoi të identifikohet.

“Kemi ardhë ta përcjellim djalin, më dhemb zemra, uroj të paktën ai tja dalë, se për ne nuk ka më shpresë” tha një nënë teksa po i fshinte lotët.

Shumica e qytarëve të cilët po largoheshin vet, u shprehen se me shpresë në të ardhmen do ta marin edhe familjen në një ndër shtetet e BE-së edhe se e kishin humbur shpresën për një jetë në Maqedoni.

I tërë fokusi si mediatik dhe politik këto ditë është që referendumi i 30-shtatorit të jetë i suksesshëm me qëllim të anëtarësimit në NATO dhe BE, por mesa duket një numër i madh i qytetarëve tani më i kanë humbur shpresat për një gjë të tillë./Ardit Ramadani

Baby Boo