Kjo është Xhisiela Maloku, vajza që trazoi politikën në Shqipëri (Foto-Video)


Vajza që shihni në foto është Xhisiela Maloku, 25-vjeçarja që tashmë është kthyer në personazhin e ditës, si për kronikën por edhe për politikën.

Vajza nga Nikla e Fushë-Krujës, e cila prej gati 7 vitesh ishte në një lidhje me djalin e deputetit të PS-së Rrahman Rraja, denoncoi ish-të dashurin për dhunë dhe përndjekje, kallëzim që më pas u tërhoq nga vetë ajo.

Ndërkohë, Rexhep Rraja u arrestua dje me urdhër të prokurorisë, ndërsa akuzohet për përndjekje. Xhisiela, teksa në një intervistë televizive vendosi që të shfaqej me kurriz, sot ka thyer ‘rregullin’, ndërsa ka pranuar që të dalë publikisht, vetëm pak orë pasi policia e mori në mbrojtje.
Ajo do të flasë rreth ngjarjes në emisionin ‘Open’ të Eni Vasilit.

Ngjarja në fjalë u bë publike pas një denoncimi në faqen e ‘Facebook’-ut të ish-kryeministrit Berisha më 29 korrik. Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë erdhi dhe dëshmia e oficerit Emiljano Nuhu, i cili pohoi se kishte lënë Shqipërinë pasi ishte kërcënuar me jetë nga djali i Rrahman Rrajas.

Baby Boo