Kjo është vlera e donacionit të grumbulluar nga BFI-ja për Shqipërinë (FOTO)


Bashkësia Fetare Islame (BFI) në Maqedoninë e Veriut ka arritur të grumbullon rreth 127 mijë euro ndihma për Shqipërinë.

“Këto ndihma janë grumbulluar pas thirrjes së Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, drejtuar besimtarëve të Maqedonisë së Veriut. BFI-ja me organizaten e saj OH ‘Hilal’ falënderojnë të gjithë myftinitë, qe janë angazhuar në grumbullimin e ndihmave për Shqipërinë, imamët e xhamive, këshillat e xhamive dhe tërë xhematin për solidaritetin e treguar në ndihmë të të prekurve nga tërmeti. Thuhet në Kuranin famëlartë (El-Bekare: 274): ‘Ata që japin nga pasuria e tyre natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre; ata nuk do të kenë pse të frikësohen apo të pikëllohen’”, deklarojnë nga BFI.

Ndihmat janë mbledhur deri më 10 dhjetor, për të kontribuar në sanimin e dëmeve material në Shqipëri, që erdhën si rezultat i tërmetit të 26 nëntorit.

BFI-ja publikoi edhe listën e plotë të ndihmave për çdo qytet.

Baby Boo