Kjo është vajza më e bukur e Shqipërisë për vitin 2021


Mbrëmjen e djeshme u mbajt konkursi i bukurisë Miss Shqipëria 2021. Eventi u zhvillua në Kalanë e Petrelës. Kurorën e më të bukurës e fitoi Lea Islamaj, vajza 18-vjeçare e cila mori votat e jurisë dhe të publikut.

Lea ka lindur dhe është rritur në Francë. Ajo u shpreh se mund të merrte pjesë në Miss Francë, por kishte dëshirë që të konkurronte në vendin e saj të origjinës.

Shoqëruese e parë e miss-it u zgjodh Pamela Paja ndërsa shoqëruese e dytë Samanta Pajo.

Baby Boo