Kjo është vajza e re që u gjet pa shenja jete në lumin Vardar


Policia e Gostivarit e shoqëruar nga pjestarë të Njesisë së zjarrfikësve të Gostivarit dhe Ndihmës së Shpejtë kanë gjetur pa shenja jetë një vajzë e cila kishte rënë në lumin Vardar rreth orës 19.

Në kërkimin e saj kanë ndihmuar edhe ekipi nga NJTKZ Tetovë, por fatkeqësisht ajo u gjet pa shenja jete.

Mësohet se vajza e re që kishte rënë në lumin Vardar është Xhejha Mexhiti e lindur në vitin 2001 në Zdunje të Gostivar.

Policia ka konfirmuar se rreth orës 19 e 15 minuta disa qytarë kanë raportuar se vajza e re që po largohej nga një grup qensh pranë Spitalit ka rënë në lumin Vardar, dhe që pas katër orësh kërkim ajo u gjet e vdekur në ujërat e lumit.

Baby Boo