Kjo është tema e diplomës së Agim Ramadanit: E kishte shkruar të gjithën me dorë dhe shkrimi i tij është i jashtëzakonshëm


Gruaja e heroit të Kosovës, Agim Ramadanit, Shukrije Ramadani, ka publikuar diplomën e tij të shkruar me dorë.

Shukrije Ramadani, ka shpërndarë diçka të rrallë që i përket burrit të saj, heroit Agim Ramadanit, e që është diploma e tij të cilën e ka shkruar të gjithën me dorë.

Ajo që bie në sy nuk është vetëm diploma si e tillë, por edhe dorëshkrimi i bukur i Agim Ramadanit.

Kjo është vetë një faqe nga tema e diplomës së Agimit, ndërsa siç ka shkruar gruaja e tij, kjo temë e diplomës ka mbi 70 faqe.

Siç shkruan Shukrije Ramadani, tema e diplomës së Agimit ishte në drejtimin ushtarak karriere në fushën e komunikacionit, në kazermën “Ivan Goshnjak” në Zagreb.

Postimi i plotë i Shukrije Ramadanit:

Të nderuar miq të portës sime digjitale. Meqë shum nga ju keni njohur Agimin,por nuk keni pasur rastin të njifni bukurshkrimin,përkushtimin dhe njohuritë e thella që posedonte në fushën që përcaktohej për ta studjuar,po ndaj me ju sot punën e madhe që ka bërë në temën për diplomim në drejtimin si ushtarak karriere në fushën e komunikacionit,në kazermën “Ivan Goshnjak”në Zagreb,duke qenë e bindur se edhe sot kjo temë është tejet e rëndësishme për ushtrinë tonë (FSK)e cila duhet të formësohet sa më profesonalisht që është e mundur. Më vie keq,që ende nuk kemi arritur ta përkthejmë këtë punim diplome që me kaq dashuri ,përkushtim , profesionalizëm e durim u shkrua me dorën e Agimit!Ka mbi 70 faqe ,këtu po i paraqes pak nga ato!

Baby Boo