Kjo është pica më e shtrenjtë në botë


Pica më e shtrenjtë në botë kushton më shumë se 10 mijë euro dhe prodhohet në Itali.

Pica quhet “Louis XIII” dhe recetën e ka modifikuar shefi i kuzhinës Renato Viola.

Mund të porositet nga të ftuar të përzgjedhur në qytetin bregdetar Salerno.

Diametri i picës është 20 centimetra dhe përgatitet nga përbërës të veçantë. Brumi është bërë me miell organik Arabica dhe i spërkatur me kripë rozë të lumit Murray.

Për të përgatitur këtë picë duhen 72 orë.Picës i shtohen tri lloje kaviarësh: Oscietra Royal Prestige, Kaspia Oscietra Royal Classic nga bregdeti iranian dhe Kaspia Beluga. Po ashtu edhe shtatë lloje djathi.“Përbërësit më të shtrenjtë janë karavidhet që mbulohen me konjak Louis XIII, i cili normalisht është i vështirë të gjendet në treg”, tha Viola.“Louis XIII” shërbehet me shampanjë Krug Clos du Mesnil dhe raki Carta Real Sanches Romate Finos.

Baby Boo