Kjo është ora, që po ja numëron “dakikat” Mulla Sulës (Foto)

Kjo orë është vendosur te dyert e hyrjes së Bashkësisë Fetare Islame nga Skender Buzaku, kryetar formalo juridik i këtij institucioni. Ai i ka dhënë ultimatum 72 orësh Sulejman Rexhepit, i cili de fakto mban postin e kryetarit në BFI.

Ora e zbukuruar me topa futbolli, simbolizon në njëfarë mënyre “gjysëmlojën e dytë” të përplasjes mes Buzakut dhe Rexhepit, që ka filluar sot pas një heshtje disa muajëshe.

Buzaku ka vendosur këtë orë për të ja rikujtuar Rexhepit se kur duhet të largohet nga selia e këtij institucioni, shkruan Gazeta Lajm.

Në të kundërtën, ai ka paralajmëruar se do të publikohen informacione dhe dokumente zyrtare për punën e Rexhepit, nga të cilat ka thënë se ai do të turpërohet.

Dhe deri sa Buzaku ka mbajtur pres-konferencën ultimative, selinë e BFI-së e kanë siguruar forca policore.