Kjo është oferta e LSDM dhe BDI për ASh që të bëhet pjesë e qeverisë


Ditët e fundit në Maqedoninë e Veriut të shumta kanë qenë zërat që shumica parlamentare mund të zgjerohet dhe pritet ti bashkohet edhe një parti tjetër. Nga burime zyrtare brenda LSDM që duan të ngelen anonim për opinionin #InfoShqip mëson se tashmë partitë kryesore të koalicionit opozitar i kanë dorëzuar një ofertë konkrete Aleancës për Shqiptarët që kjo e fundit të bëhet pjesë e qeverisë me çka shumicës parlamentare do i shtoheshin edhe 8 deputetë e ASH.

Oferta e LSDM dhe Bashkimit Demokratik për Integrim drejtuar Aleancës për Shqiptarët është që ASH do marrë 3 ministri dhe 30 drejtori. Aleanca për Shqiptarët do mari nga një ministri nga LSDM, BDI dhe Alternativa, respektivisht nga LSDM do marë Ministrinë e Bujqësisë nga BDI do marë Ministrinë e Arsimit si dhe nga Alternativa do mari Ministrinë e Shëndetësisë. Në ditët në vazhdim pritet të vendosi se a do ta pranojë ASH këtë ofertë dhe ngelet të shohim se cili do jetë reagimi i Alternativës pasi do i meret ministria kryesore me të cilën udhëheq. /InfoShqip.com

Baby Boo